FMN: Ekonomia spanjolle, në rrugën e duhur

19/06/2013 20:15

Spanja është duke bërë një progres të rëndësishëm në përmirësimin e gjendjes ekonomike, raportoi të mërkurën Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Megjithatë, ndërsa FMN vlerësoi reformat e Madridit zyrtar, u kërkua që qeveritë e vendeve anëtare të marrin më shumë masa për të nxitur krijimin e vendeve të reja të punës.

Sipas vlerësimeve të FMN-së, ekonomia spanjolle do të dalë nga recesioni në tremujorin e fundit të vitit, kur do të rikthehet një rritje e lehtë.

Pavarësisht këtyre të dhënave optimiste, pritet që të kalojë pak kohë, deri kur rrjedhojat e kësaj rritje të përkthehen me rritje të punësimit, me papunësinë rekord që qëndron aktualisht në nivelin e 27% të krahut aktiv të punës.

“Reforma të thella dhe gjithpërfshirëse po ndihmojnë në stabilizimin e ekonomisë spanjolle, në vendosjen në kontroll të defiçitit buxhetor dhe borxhit të jashtëm. Lajmi i keq është se papunësia vazhdon të mbetet në një nivel të papranueshëm dhe manovrat që mund të kryejë qeveria në këtë drejtim kanë një hapësirë të ngushtë”, shkruhej në raportin e FMN-së.

“Spanja, ashtu si vendet e tjera europiane, duhet të përpunojnë politika të qarta, për të stimuluar sa më shumë punësimin”, shkruhej ndër të tjera në këtë raport.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta