Balotelli: Nuk do të martohem!

19/06/2013 16:15

Ditët e fundit mediat rozë dhe ato sportive italiane kishin publikuar se Mario Balotelli, sulmuesi i Milanit dhe Italisë, i kishte propozuar për martesë të dashurës së tij, modeles belge Fanny Neguesha.

Por këto lajme janë përgënjeshtruar nga vetë Supermario nëpërmjet Twitter-it: “Dua të di kush është ai tr… që përhap këto gënjeshtra! Jam i fejuar dhe nuk do të martohem! Kur të martohem, do e them vetë!”

Kjo frazë është shkruajtur nga futbollisti me origjinë ganeze edhe në anglisht, në mënyrë që ta kuptojnë edhe mediat jashtë Italisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta