Snowden: Obama po zgjeron “abuzimet”

18/06/2013 01:40

Një seri publikimesh në blogje, gjatë së hënës, të supozuara të Edward Snowden, bënin të ditur se ai nxorri detaje të klasifikuara mbi programet amerikane të survejimit, për shkak se presidenti Barack Obama i përkeqësoi praktikat “abuzive”, në vend që t’i shkurtonte ato, siç kishte premtuar si kandidat.

Në një chat-im 90-minutësh të drejtpërdrejtë, personi, i identifikuar si Snowden nga gazeta britanike “The Guardian” dhe uebsajti i saj, këmbënguli se autoritetet amerikane kanë akses në telefonata, emaile dhe komunikime të tjera përtej kufijve kushtetues.

Ndërkohë që kufizimet ligjore mund të shmangen me lehtësi nga analistët e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, FBI apo CIA, Snowden u ndal vetëm pak kohë në akuzimin e autoriteteve për shkeljen e ligjeve specifike. Në vend të kësaj, ai tha se rregulloret dhe politikat “pa dhëmbë” duhej të fajësoheshin, për atë që ai e quajti si “survejim i dyshimtë”, si dhe paralajmëroi se politikat mund të ndryshohen për të lejuar abuzime të mëtejshme.

“Ky zbulim i ofron Obama-s një mundësi për të apeluar për një rikthim në një mendje të shëndoshë, politikë kushtetuese dhe zbatimin e ligjit, se sa te njeriu”, postoi ai. “Ai ka ende shumë kohë për t’u futur në histori si presidenti, që pa nga humnera dhe bëri prapa, në vend që të hidhej në të”.

I pyetur të hënën, nëse NSA ishte në ndjekje të chat-it online, zyra e shtypit të agjencisë nuk dha komente. Obama, krerët e legjislativit dhe zyrtarë të Sigurisë Kombëtare mbrojtën programet e survejimit si të domosdoshme për të luftuar terrorizmin, duke argumentuar se diçka nga privatësia duhet të sakrifikohet për një qasje sa më të balancuar.

Ata thanë se ligji lejon mbledhjen e të dhënave, si koha dhe numrat e telefonatave, dhe se një Gjykatë speciale Federale mund të aprovojë aksesimin e përmbajtjes, duke e dëgjuar edhe vet përmbajtjen nën hetim.

Top Channel