“Shqipëria, regjim hibrid”

18/06/2013 00:00

‘Freedom House’ publikoi raportin për vendet në tranzicion 2013. Në
vleresimin për Shqipërinë, raporti thotë se zgjedhjet e 23 qershorit do
të jenë një test vendimtar.

“Administrimi i zgjedhjeve në vitet e mëparshme ka prekur rëndë zhvillimet politike dhe institucionale në vend. Klima ekzistuese armiqësore dhe dështimi për të shënuar progres në procesin e integrimit në BE është një rezultat i drejtpërdrejtë i procesit të debatuar elektoral të vitit 2009. Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, të caktuara për 23 Qershor 2013 do të jenë vendimtare për demokracinë shqiptare dhe funksionimin e institucioneve kryesore”, shkruhet në raport.

Janë shtate pikat e analizes ne kete raport; qeverisja qendrore, procesi zgjedhor, shoqeria civile, media, qeverisja vendore, korniza dhe pavaresia juridike, si dhe korrupsioni. Vleresimi me i larte eshte 1 ndërsa më i ulti është 7. Sa i takon procesit elektoral, vleresimi mbetet i pandryshuar ne 4.25. Per sistemin e Drejtesise, ‘Freedom House’ shkruan se “institucionet juridike vuajten presione politike dhe nderhyrje ne 2012. Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama u shkarkua pas nje interpretimi ligjor te debatueshem per zgjatjet e mandatit te saj. Rama vazhdimisht hetoi figura te njohura te Qeverise, te akuzuara per korrupsion dhe abuzime te tjera, duke marre ne kembim armiqesine e Kryeministrit. Disa reforma qe prekin sistemin juridik u miratuan nga parlamenti gjate vitit, ndersa mbeten ende pezull, ligje te tjera te rendesishme.

Raporti i ‘Freedom House’ permend edhe vrasjen e gjykatesit ne Vlore ne 2011, motivet e  ketij krimi dhe autoret shkruan raporti, mbeten ende te panjohur. Vleresimi per kete pike mbetet i pandryshuar 4.75.

Duke ndaluar tek korrupsioni, eliminimi i te cilit mbetet nje nga kushtet kryesore per integrimin ne BE- raporti permend se perpjekjet per ta luftuar kane dhene rezultate te pakte, pasoje kjo e mungeses se vullnetit politik dhe forcimit institucional. ‘Freedom House’ permend edhe renien e akuzave ndaj ish-zëvendëskryeministrit Meta apo ndaj ish-ministrit te Ekonomise, Dritan Prifti.

“Duke iu referuar mungeses se fakteve, Gjykata e Larte çliroi nga akuzat ish-zëvendëskryeministrin Ilir Meta, shkruan raporti, duke perfunduar nje ceshtje famekeqe qe shenoi protestat e dhunshme opozitare nje vit me heret”.

Gjithashtu raporti përmend edhe marrjen e diplomes nga djali i politikanit italian Bossi e deshmoi sa te dobeta ishin inspektimet apo kontrollet ne sistemin arsimor. Pikerisht per kete arsye vleresimi bie nga 5 ne 5.25.

Per Qeverisjen qendrore vleresimi ka rene nga 4.75 ne 5. Raporti shkruan, se pavaresisht arritjes se progresit te disa reformave legjislative, Shqiperise iu mohua statusi kandidat per te tretin vit rradhazi. Treguesit kryesorë ekonomik u perkeqesuan si rezultat i perpjekjeve te trazuara per te privatizuar kompanite kryesore dhe duke dobesuar investimet e huaja te drejtperdrejta.

Qeverisja vendore eshte dobet, shkruhet ne raport, e fragmentuar dhe subjekt i manipulimit politik nga qeveria vendosur duke rrezikuar aftesine e tyre per te funksionuar dhe per te garantuar sherbimet themelore. Vleresimi eshte perkeqesuar nga 3.25 ne 3.5.

Sektori i shoqerise civile mbetet relativisht i dobet ne disa aspekte, perfshire aftesine organizuese, qeverisjen e brendshme demokratike, besimin e publikut dhe ndikimin ne politikëberje. Megjithate permendet rritja e aktivizmit civil gjate 2012, veçanerisht per te drejtat e ish te burgosurve politike, permiresimin e kushteve te punes per minatoret, politikat per importin e mbeturinave dhe te drejtat e LGBT-se. Vleresimi ketu mbetet i pandryshuar ne 3.0. Medias se pavarur sipas ‘Freedom House’ i mungon nje kornize ligjore e qarte si dhe mekanizmat vete-rregulluese. Vleresimi mbetet i pandryshuar ne 4.

Top Channel