Hunziker, pushime dhe përkëdhelje
18/06/2013 00:00
Michelle Hunziker do të bëhet nënë për herë të dytë në vjeshtë të këtij
viti, por ndërkohë verën po e kalon në plazh, nën përkëdheljet e
partnerit të saj Tommaso Trussardi.
Showgirl zvicerane po kalon ditë të bukura nën shoqërinë e Tommaso-s dhe miqve të tjerë, ndërsa është fotografuar edhe me qenushen e saj të vogël Lily.
Nëse bebja është djalë, atëherë ai do të quhet Nicola, në nder të babait të Tommaso-s, i cili ndërroi jetë në vitin 1999.
Michelle është nënë edhe e Aurorës, vajzës që erdhi në jetë gjatë martesës që ajo pati me këngëtarin e famshëm italian, Eros Ramazzotti
Top Channel