Raporti i fundit i Freedom House për vendet në tranzicion konstaton se
në Kosovë, sikurse në vendet e tjera të Ballkanit, ka thellim të
korrupsionit, pavarësisht presioneve të BE për forcimin e pavarësisë së
gjyqësorit.

Sipas raportimeve të “REL”, raporti flet për kushte të vështira pune për gazetarët, sidomos për ata që mbulojnë çështje të lidhura me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Gjithashtu, rënie në Kosovë kanë shënuar edhe kushtet për shoqërinë civile, me 5.25 pikë, duke bërë që vendi të renditet para Armenisë dhe Krigizstanit.

Kosova ka edhe një përparim të dobët demokratik, vëren raporti, i cili një vlerësim disi pozitiv ia ka rezervuar vetëm gjyqësorit.

“Kosova ka shënuar përmirësime në vitin 2011 si rezultat i reformave gjyqësore, por ngjarjet e 2012-ës kanë sugjeruar se këto ndryshime nuk kanë zgjidhur problemet themelore në sistemin gjyqësor të vendit”, thotë raporti.

Top Channel