Brazil, protestat përhapen në gjithë vendin

18/06/2013 05:00

Dhjetra mijëra njerëz kanë marshuar në qytetin më të madh të Brazilit, Sao Paulo, të hënën, teksa protestat janë shtuar së tepërmi për shkak të rritjes së cmimeve të transportit dhe kostove të organizimit të Botërorit 2014.

Marshime ka patur në të paktën 10 qytete të tjera, përfshi edhe kryeqytetin Brasilia, ku demonstruesit janë ngjitur edhe në catinë e ndërtesës së Kongresit Kombëtar. Protestuesit janë përplasur gjithashtu me policinë, pranë Asamblesë shtetërore të Rio de Janeiro-s.

Trazirat nisën javën e kaluar, pas shpalljes për rritjen e tarifave të autobusëve. Por, shqetësimet e demonstruesve shumë shpejt kaluan përtej kostove të transportit, kur përplasjet në Sao Paulo cuan në akuza për përdorim të theksuar force nga policia.

Dhjetra njerëz janë plagosur, përfshi edhe disa gazetarë. Që prej atëherë, protestuesit kanë ngritur zërin për frustrimin ndaj transportit publik, sigurisë, shëndetit dhe shkallën e investimeve publike për 2 turne madhorë të futbollit ndërkombëtar.

Protestat janë shtuar së tepërmi që prej fillimit të Kupës së Konfederatave, të shtunën, gjë që shihet si një provë përpara Kupës së Botës 2014. Ndërkohë që protestat kishin rritur forcën e tyre gjatë së hënës, demonstruesit në kryeqytet, Brasilia, thyen zonën e sigurisë së lartë të Kongresit Kombëtar, duke u ngjitur në catinë e strukturës së dizenjuar nga Oscar Niemeyer.

Në Sao Paulo, rreth 65 mijë njerëz kanë bllokuar qytetin më të madh të vendit, duke e lënë në vend-numëro, pasi policia qëndronte pa vepruar.

Top Channel