Turqia në grevë kombëtare

17/06/2013 00:00

Sindikatat në Turqi shpalli një ditë greve kombetare, për të protestuar
kundër dhunës së policisë ndaj protestuesve antiqeveritare në Stamboll
dhe Ankara.

Konfederata e Sindikatave të Punonjësve Publik (KESK) dhe Konfederata e Sindikatave të Tregtise (DISK) kërkojnë t’i jepet fund dhunës së policise. Dy sindikatat perfaqesojne qindra mijera punetore; mjeket, inxhinieret etj.
Permes nje deklarate- shpjeguan se do te kerkojne boshatisjen e parkut “Gejzi” nga policia turke. “Shoqata e Mjekeve Turq” akuzoi policine per perdorimin e gazeve kimike kunder civileve. Nje sondazh i kryer online me mbi 11 mije persona tregoi se me  shume se gjysma kane vuajtur pasojat e gazit lotesjelles.

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan mbrojti ne fjalet e tij veprimet e policise. Duke iu drejtuar dhjetera mijera perkrahesve ne Stamboll te dielen, Erdoan tha se “eshte detyra e tij per te urdheruar debimin e protestuesve nga parku “Gejzi”.

Protestat, tha ai, nuk jane vecse perpjekje e nje pakice per te dominuar shumicen, duke shtuar. Ne nuk duhet ta kishim lejuar kete dhe nuk do ta bëjmë”. Erdogan kundershtoi me force se sjellja e tij eshte prej diktatori duke kritikuar mediat e huaja dhe u zotua se do te identifikoje nje nga nje te gjithe ata që kane terrorizuar rruget.

Te dielen ne mbremje pati trazira ne rruget prane sheshit taksim, ne zonen Nisantashi dhe ures Galata, qe pershkon llagjen SulltanAhmet. Nje deputet i Partise Republikane te Popullit, ne opozite u rrah nga policia,sic raporton BBC. Dhjetera protestues u arrestuan ne Stamboll dhe Ankara.Protesta nisi me 28 Maj, kunder planit te zhvillimit te Parkut “Gejzi” dhe u perhap me pas ne shume qytete te vendit, duke u shnderruar ne nje proteste anti-Erdogan, prej 3 mandatesh Kryeminister i vendit. Te pakten 5 persona kane humbur jeten dhe mbi 5000 te tjere jane plagosur.

Top Channel