Lulzim Peçi, ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, është zyrtari i parë kosovar që pas liderëve komunistë shqiptarë që arrin në një mision në kryeqytetin serb.

Në të njëjtën kohë kur zyrtari serb po futej në zyrën e tij në Kosovë, ai kosovar duke iu drejtuar gazetarëve me shqip, serbisht dhe anglisht, ka thënë se do të punojë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Kjo është një ditë e rëndësishme sa i përket marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Pres marrëdhënie të mira dhe  të hapura me institucionet serbe. Unë jam këtu që të jap kontribut në normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona”, ka deklaruar Peçi.

Statusi i zyrtarit kosovar në Beograd nuk është diplomatik për Serbinë, ndërkaq përveç tij, zyra do të ketë një zëvendësoficer dhe një shofer i cili ka edhe rolin e sigurimit.

Ndërkaq, Peçi do të ketë mundësi të përfaqësojë Kosovën në konferenca të ndryshme. Kryeqyteti serb ka pasur edhe president shteti e zyrtarë të lartë shqiptarë nga Kosova, por ky shënon fillimin e marrëdhënieve institucionale bilaterale, ndonëse për Serbinë në mënyrë indirekte.

Top Channel