Putin: Nuk e vodha unazën e Super Bowl

16/06/2013 18:00

Presidenti i Rusisë u ka kthyer përgjigje akuzave nëpërmjet zëdhënësit të tij. “Jo, ai nuk ka vjedhur një unazë të Super Bowl dhe nuk e ka vënë ndonjëherë në gishtin e tij atë cmim prej diamanti.

Zëdhëësi i Vladimir Putin mohoi kështu akuzat, që lideri i Rusisë kishtë marrë me vete unazën e Super Bowl dhe se pronari i New England Patriots, Robert Kraft, e kërkonte t’i rikthehej.

Të dy palët pranojnë se unaza, me 124 diamantet e saj, ndërroi duar gjatë vizitës së Kraft në Shën Petërsburg të Rusisë, në 2005-n.

“E hoqa unazën për t’ia treguar Putin. Ai e vendosi në gisht dhe u largua duke thënë se mund të vriste dikë me atë unazë”, tha Kraft, sipas New York Post. “Ai më pas e vendosi në xhepin e tij dhe 3 djem të KGB-së e rrethuan teksa largoheshin”.

Kraft i bëri këto komente gjatë një galaje cmimesh, natën e së enjtes, në New York. Vetëm pak ditë pasi ndodhi incidenti, mes konfuzionit se ku gjendej unaza aktualisht apo ishte në zotërim prej dikujt prej një gabimi, Kraft lëshoi një deklaratë ku thuhej se ajo ishte një dhuratë.

Kjo është mënyra se si e komenton ngjarjen Putin, sipas zëdhënësit të tij, që foli të dielën.

“Ajo që zoti Kraft thotë tani është e pazakontë”, tha Dmitry Peskov. “Unë kam qenë 20 cm larg tij dhe Putin-it, dhe pash e dëgjova se si Kraft ia dha unazën si dhuratë”. Unaza prej 4,94 karat ndodhet në bibliotekën e Kremlinit, ku mbahen të gjitha dhuratat zyrtare shtetërore, shtoi ai.

Kraft tha se kur e kërkoi unazën e tij mbrapsht, Shtëpia e Bardhë ndërhyri dhe i kërkoi atij të deklaronte se ajo ishte një dhuratë ndaj Putin, për të shmangur prishjen e marrëdhënieve me Rusinë, sipas New York Post.

Shefi i New England Patriots refuzoi të komentonte gjatë së shtunës. Stolia vlen më shumë se 15 mijë dollarë, sipas disa raporteve të 2005-s, por Kraft thotë se ajo kishte vlera sentimentale, për shkak të emrit të gdhendur në të.

Top Channel