Kim Kardashian solli në jetë në orët e para të mëngjesit të së dielës, vajzën e saj të parë, emri i të cilës nuk është bërë publik.
Fryt i dashurisë me Kanye West, ndonëse ka vetëm disa orë në jetë, Kim nuk kurseu konstatimet, teksa e cilësoi foshnjen si një “kopie të sajën”.
Sipas burimeve pranë familjes, lindja e realizuar në një maternitet në Los Anxhelos ishte natyrale dhe pa asnjë lloj ndërlikimi.
Kardashian dhe partneri i saj, West, disa dite perpara lindjes
”Ajo është me të vërtetë një kopie e Kim. Ka flokë të zeza dhe sytë e saj”, deklaroi një mikeshë e “show-girl” amerikan, në daljen nga reparti i lindjes.
Pas lindjes, sfida e re per Kardashian eshte rifitimi i formave te saj te mirenjohura
Mësohet se babai Kanye ishte përkrah Kardashian, kur u realizua kjo lindje. Ndërkohë, të afërm të 32-vjeçares kanë vizituar atë dhe foshnjen ende pa emër në repartin e lindjeve.
Top Channel