Shembet një ndërtesë në Mesina të Italisë, gjashtë persona rezultojnë të zhdukur. Ka shpresa për persona të gjallë Presidenti amerikan Barak Obama udhëton të hënën drejt Irlandës së Veriut për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të G8-s.
Rrugëtimi i shefit të Shtëpisë së Bardhë do të pasohet edhe nga një vizitë në Berlin.
Konflikti në Siri dhe programet e qeverisë për përgjimin e tabulateve telefonike të amerikanëve do të zënë vend kryesor në axhendën e samitit të tetë vendeve me ndikimin më të madh në botë.
Edhe pse ai shihet zakonisht si takim ekonomik, këtë herë vëmendja do të përqendrohet te gjakderdhja në vendin e trazuar dhe mundësitë për ndalimin e saj.
Presidenti rus Vladimir Putin është i vetmi mes udhëheqësve të G8-s, që mbështet presidentin Bashar al-Assad dhe konsiderohet si personi kyç në arritjen e një marrëveshjeje të grupit për Sirinë.
Sulmohen të rinjtë kinezë
Francë, ministri i Brendshëm e dënoi ashpër ngjarjen
Bloger-ët kinezë reaguan ashpër ndaj sulmit mbi 6 studentë kinezë në Bordeaux të Francës.
Dy persona u arrestuan pas incidentit, ku të paktën një vajzë u lëndua rëndë për shkak të goditjes me një shishe qelqi në fytyrë.
Ministri i Brendshëm francez, Manuel Valls, e dënoi ashpër sulmin, duke e cilësuar një akt ksenofobie.
Në disa blogje interneti në Kinë, thuhet se reputacioni i Francës është dëmtuar, ndërsa të tjerë këshillojnë kinezët të shmangin udhëtimin në këtë vend.
Top Channel