SHBA, çështja “Happy Birthday”
15/06/2013 03:30
Në Shtetet e Bashkuara ka nisur një “debat” i rëndësishëm, aq sa është ndërmarrë edhe një hap ligjor.
Kujt i përket kënga “Happy Birthday to you” (Gëzuar ditëlindjen)? Të gjithëve! Këtë përgjigje mbështet një shoqëri e prodhimit televiziv në New York, e cila ka nisur edhe një proces gjyqësor ndaj editorit muzikal Warner/Chappell, i cili pretendon të mbledhë të drejtat e autorit.
“Good Morning to You Productions”, një kompani amerikane e prodhimit televiziv, ka konfirmuar se ka prova që tregojnë se kanë skaduar të drejtat mbi këngën e vitit 1921.
Shoqëria ka promovuar edhe një veprim gjyqësor, për të kërkuar zëvendësimin e të drejtave.
Top Channel