Kosova është anëtarësuar në Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës.

Ministria e Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se bordi i drejtorëve të kësaj banke ka votuar që të pranohet aplikimi i Republikës së Kosovës për anëtarësi të plotë në këtë institucion financiar, i cili është degë autonome e Këshillit të Evropës.

Bordi i drejtorëve të bankës në fjalë përbëhet nga ambasadorët e shteteve evropiane pranë Këshillit të Evropës.

Kjo Bankë është krijuar me 1956 dhe ka për axhendë reformat dhe përkrahjet sociale të shtresave më të rrezikuara në shtetet e ndryshme evropiane.

“Pjesëmarrja e Kosovës në këtë bankë si aksionare e plotë sjell edhe përafrimin më të rëndësishëm të Republikës së Kosovës me Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Top Channel