Itali, dënohen abuzuesit e trazirave në Xhenoa

15/06/2013 04:00

Gjykata Supreme e Italisë ka mbështetur afatet e burgimit për 7 policë dhe doktorë, për brutalitete ndaj protestuesve në Samitin e G8-s, të mbajtur në Xhenoa më 2001-shin.

Vendimet, që variojnë nga 1 deri në 4 vjet, kanë të bëjnë me abuzimet ndaj më shumë se 250 njerëzve të arrestuar nga policia pranë kazermave në Bolzaneto.

Arrestimet erdhën si pasojë e përplasjeve mes protestuesve anti-globalistë dhe policisë para dhe gjatë Samitit. Por, të gjithë ata që u mbajtën në Bolzaneto, rezultuan më pas të pafajshëm. Ata u lëshuan pa asnjë akuzë të ngritur ndaj tyre.

Në një incident tjetër gjatë samitit, protestuesi 23-vjeçar Carlo Giuliani u qëllua për vdekje nga një polic.

Vendimi i së premtes erdhi si pasojë e shqetësimeve që solli një bastisje e policisë në një shkollë, ku protestuesit po flinin, e për pasojë arrestimin e tyre në kazermat e Bolzaneto-s.

Gjykata konfirmoi vendimet e dhëna për policët dhe doktorët e burgut në 2010-n.

Top Channel