Fotot e para të “Transformers 4”
15/06/2013 18:20
Kanë nisur të qarkullojnë në internet fotot e filmit të ri të Michael Bay, i katërti i sagës “Transformers”, bazuar në filmin e famshëm vizatimor.
Në fotot të publikuar në mediat e showbizit shfaqen modelet e makinave luksoze që shndërrohen në robotë luftarakë që vijnë në Tokë nga një planet tjetër.
Në këtë episod të katërt të filmit interpretojnë: Mark Wahlberg, Stanley Tucci, Jack Reynor, Nicola Peltz, Sophia Myles, Kelsey Grammer dhe Peter Cullen, që do të bëjë zërin e robotit Optimus Prime.
Tre filmat e parë të sagës, ku kanë interpretuar Shia LeBouf, Megan Fox dhe Rosie Huntington Whitely arkëtuan fitime rekord duke shtyrë producentët të shkonin përtej trilogjisë.
Top Channel