
Rekormeni i botës në 100 dhe 200 metra, Usain Bolt, u rikthye me shpejtësinë e “vetëtimës”, në nivelet e tij më të mira në Oslo.
Xhamajkani, në një miting të “Diamong League”, vendosi mbrëmjen e së enjtes rekordin e kohës më të shpejtë të vitit, me 19”79 të 200 metra.
”Duke pasur parasysh të ftohtin e Oslos, nuk mund të mos jem i kënaqur”, deklaroi Bolt, mbi rezultatin e tij, të mbetur gjysmë sekonde larg rekordit që ai vetë mban.
Kjo është prova më e mirë përpara kampionatit kombëtar xhamajkan, i cili duke parë rivalitetin në garat e sprintit, ka fituar një vëmendje mbarëbotërore.
Ndërsa pritet me padurim përballja e Bolt me Warren Blake, në Xhamajkë, kampionati kombëtar do të ketë këtë herë edhe një qëllim të dytë, atë të përcaktimit të të kualifikuarve për Botërorin e ardhshëm të Moskës.
Top Channel