Merkel: Të rinjtë ta kërkojnë punën

14/06/2013 17:30

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se 3.6 milionë të rinj të papunë në eurozonë duhet të fillojnë të kërkojnë një vend pune.

Merkel është kritikuar për një kohë të gjatë nga vendet e eurozonës, si Spanja apo Greqia, ku kuota e papunësisë po ngrihet në nivele të paregjistruara më parë.

Në një intervistë për BBC, ajo ka thënë se niveli i papunësisë në këto dy vende përbën një “krizë të madhe”, por nga ana tjetër ka mbrojtur politikën për kontrollin e shpenzimeve.

“Kur papunësia në radhët e të rinjve në Gjermaninë Lindore u rrit, shumë të rinj e kishin një vend pune sepse kishin shkuar në jug për ta kërkuar. Prandaj mendoj se duhet të ketë më shumë lëvizje”, ka deklaruar Merkel.

“Nuk është e drejtë që të rinjtë të paguajnë çmimin për diçka që nuk kanë bërë, por nuk ka mënyrë tjetër. Ne duhet të prodhojmë produkte ose të ofrojmë shërbime në Evropë, të cilat mund t’i sheshim”, ka theksuar ajo.

Kancelarja ka nënvizuar se politika radikale anti-krizë është e drejtë, ndonëse gjatë intervistës është treguar e kujdesshme me përdorimin e termit “masa anti-krizë”.

“Përsa i përket punësimit dhe rritjes ekonomike, eurozona dhe vende të tjera janë në një situatë të vështirë. Çështja nuk është tek masat, por tek mënyra për të kthyer rritjen”, ka thënë ajo.

“Ky proçes është në zhvillim dhe Evropës i duhet të vendosë: si të përmirësojë jetesën, çfarë duhet të prodhojë, si mund të presë vijën e kuqe dhe si mund të intensifikojë tregtinë”, ka saktësuar Merkel.

Përsa i përket politikave ndaj Greqisë dhe Spanjës, ajo ka shtuar se nuk bëhej fjalë për një idenë e saj personale, por për një marrëveshje të arritur nga Trojka e përbërë nga FMN, BQE dhe BE.

Top Channel