Lindsay Lohan përjashtohet nga klinika e rehabilitimit
14/06/2013 20:35
Lindsay Lohan është përjashtuar nga një klinikë rehabilitimi për sjellje jo të mirë.
Aktorja është larguar nga Betty Ford Center dhe do të kryejë edhe 90 ditët e tjera të rehabilitimit që i kanë mbetur në një tjetër klinikë.
Mësohet se Lindsay nuk ka pranuar të shkojë në sesionet e terapisë së grupit dhe ka mërzitur pacientët e tjerë. Një burim tha për ‘RadarOnline’: “Ajo nuk shkoi në terapinë e grupit për disa ditë duke thënë se pacientët po jepnin informacione për të. Me sjelljet e saj po i nxinte jetën njerëzve përreth. Të gjithë janë të lumtur që më në fund u largua.”
Lindsay Lohan ka përmbushur 40 ditë nga programi i saj i rehabilitimit dhe i kanë mbetur edhe 90 ditë të tjera.
Top Channel