Shembet një ndërtesë në Mesina të Italisë, gjashtë persona rezultojnë të zhdukur. Ka shpresa për persona të gjallë
Gjashtë ushtarë nga një njësi ushtarake elitë janë vrarë gjatë natës nga persona të maskuar e të armatosur në qytetin lindor të Bengazit, në Libi.
Një burim pranë komandës ushtarake libiane në qytet tha për BBC se personat e armatosur kishin sulmuar selinë qendrore të njësisë elitë të forcave speciale.
Kjo më pas çoi në një shkëmbim të ashpër zjarri në zonë, shtoi burimi, që përfundoi me vrasjen e komandove.
Bengazi ishte qendra e kryengritjes që rrëzoi regjimin e kolonelit Muammar Gaddafi në vitin 2011. Tani është kthyer në një zonë të destabilizuar me përleshje mes milicive të formuara nga ish-rebelë dhe trupave zyrtare të autoritetit të ri shtetëror.
Milici me ideologji të ndryshme kontrollojnë pjesë të qytetit, që në muajt e fundit ka parë një valë sulmesh ndaj forcave qeveritare të sigurisë.
Faqja zyrtare në Facebook e forcave speciale tregon imazhe të frikshme të disa prej ushtarëve që humbën jetën në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Korrespondentja e BBC, Rana Jawad thotë se dy nga personat që mbetën të vrarë ishin ekzekutuar pasi ishin kapur të gjallë nga një njësi e identifikuar si grupi Takfir, referim i pastër për militantët islamikë.
Përleshjet e fundit shënojnë një përshkallëzim të sulmeve kundër njësive të forcave speciale që u vendosën në qytetin e Bengazit rreth një muaj më parë.
Top Channel