Europol operacion ndërkombëtar ndaj “Dark Web”, arrestohen 354 persona, sekuestrohen mbi 5.8 tonë drogë, qindra armë zjarri dhe mbi 150 milionë euro Qeveria britanike ka paralajmëruar linjat ajrore ndërkombëtare që të mos e lejojnë teknikun e CIA-s, që nxori të dhëna për përgjimet sekrete, të fluturojë drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Lajmin e bën të ditur agjencia “Associated Press”, që i referohet një dokumenti që ka mbërritur në një aeroport tajlandez, ku kërkohet ndalimi i hipjes në çdo avion të 29-vjeçarit Edward Snowden.
Njoftimi në fjalë, që sipas burimit është dërguar nga Home Office, lë të kuptohet se zotit Snowden i refuzohet hyrja në Mbretërinë e Bashkuar. Për momentin Home Office nuk ka bërë asnjë koment.
Sipas “AP”, njoftimi është lëshuar ditën e hënë nga filialet e rrjetit të kësaj zyre. Dokumenti mbante një fotografi të Snowden, datën e tij të lindjes dhe numrin e pasaportës, raporton agjencia e lajmeve.
Në të thuhej: “Nëse ky individ përpiqet të udhëtojë drejt Mbretërisë së Bashkuar, autoritetet duhet të mos e lejojnë”.
Gjithashtu, në të paralajmërohen linjat ajrore se punonjësit e tyre mund të rrezikojnë shkarkime nga puna ose edhe burgim nëse e lejojnë personin të udhëtojë.
Sipas faqes zyrtare të Home Office, gjoba për një situatë të tillë do të ishte 2 mijë paund, ose 3.130 dollarë amerikanë.
Deri tani zyrat e linjave ajrore të Bangkokut, Singaporit dhe Malajzisë kanë konfirmuar se kanë marrë njoftimin, dërgimi i të cilit sipas “AP” nuk duhej të bëhej publik.
Top Channel