Anzhi i Eto’osë, 200 mln euro të “shpërdoruara”

14/06/2013 12:15

Në epokën e sheikëve dhe miliarderëve të apasionuar pas futbollit, Anzhi i Samuel Eto’o është shembulli klasik i faktit se paratë nuk janë një garanci e sigurt për suksesin.

Suleyman Kerimov, presidenti i krahinës autonome të Dagestanit në Rusi, një prej manjatëve më të mëdhenj të botës, ka një pasuri prej 5,8 miliardë eurosh dhe 200 milionë prej këtyre parave i ka shpenzuar në dy vitet e fundit në merkato.

Pasi shndërroi Eto’onë në futbollistin më të paguar të botës, me një pagë vjetore prej 20 milionë eurosh, Kerimov harxhoi 84,1 mln euro në merkaton e vitit të shkuar, vetëm për tre futbollistë, Zhirkov, Samba e Dzsudzsak.

Ëilliam, Traore apo Lassana Diarra kompletuan investimet e çmendura të Anzhit në dritaren e fundit të merkatos.

Përballë një investimi të tillë, kualifikimi, e madje edhe avancimi në Champions konsideroheshin si detyrime absolute për Anzhin, e megjithatë realiteti është krejt tjetër.

Klubi nga Makhachkala jo vetëm që nuk arrin do të sfidojë të mëdhenjtë e futbollit rus, CSKA-në e Moskës apo Zenitin e Shën Pjetërburgut, por mbeti edhe në vendin e tretë në kampionat, duke siguruar vetëm kualifikimin për në Europa League.

Një shembull klasik i shpërdorimeve, ai i Anzhit shërben si një “kambanë alarmi” për ekipe si Monako, Manchester City, Paris SG apo të tjerë, që e kanë bazuar të ardhmen tek pasuritë e pafundme të pronarëve, që të mësuar të blejnë gjithçka në jetën, tentojnë të bëjnë diçka të tillë edhe me suksesin… e rezultatet flasin vetë.

Top Channel