Europol operacion ndërkombëtar ndaj “Dark Web”, arrestohen 354 persona, sekuestrohen mbi 5.8 tonë drogë, qindra armë zjarri dhe mbi 150 milionë euro
Të shtënat në një qendër biznesi në St Louis, ditën e enjte, që lanë si pasojë 4 viktima, duket se ka qenë një akt vetvrasjeje, tha një zyrtar i policisë.
Pas rishikimit të provave, përfshi një video survejimi, oficerët përcaktuan se ka pasur një sherr në zyrën e një biznesi të kujdesit shëndetësor, tha kapteri Michael Sack për reporterët.
Nuk është ende e qartë, nëse grindja “e shkurtër” ishte mbartur nga një ditë më parë, shtoi Sack.
Viktimat ishin 2 gra dhe 2 burra, të përshkruar rreth të 40-ave apo 50-ave, njoftoi policia. Njëri prej burrave, me shumë mundësi një pronar, ishte agresori, sipas Sack.
Të gjithë ata besohen të kenë qenë punonjës. Në vendngjarje u gjet edhe një armë dore gjysmë-automatike. Asnjë tjetër nuk është plagosur, sipas zyrtarëve.
Të shtënat ndodhën në “Cherokee Place Business Incubator”, siç raporton filiali KTVI i CNN.
Policia nuk ka mundur të gjejë ndonjë dëshmitar gjatë të shtënave. Pasi morën një telefonatë rreth mesditës (1:30 ora lokale), policia u gjend menjëherë në ndërtesën, ku gjenden disa biznese.
Top Channel