Stërvitja ekstreme e ushtarëve koreanë
13/06/2013 00:00
Ushtarët koreano-jugorë mbajnë tjegulla në duar teksa një shok i armëve
kërcen drejt gjoksit për t’i thyer ato në një seancë stërvitjeje
anti-terrorizëm.
Demonstrimi është mbajtur pak përpara turneut Asian Indoor and Martial Arts Games, që do të nisë në Inçeon, në afërsi të Seulit, në fund të qershorit.
Gjithashtu, seanca stërvitore shërben edhe si një mesazh ndaj Veriut fqinj, me të cilin tensionet kanë qenë shumë të larta që nga fillimi i vitit, me kërcënime për luftë.
Top Channel