SHBA, vdes në garë piloti i NASCAR
13/06/2013 19:10
Një pilot i disiplinës së NASCAR-it, sportit automobilistik më të ndjekur të SHBA-së, mbeti i vrarë ditën e enjte në një aksident të ndodhur gjatë gaës së Bridgeportit, në Nju Xhersi.
37-vjeçari Jason Leffler mbeti i vrarë në vend, pasi u përplas me shpejtësi të lartë, në klasiken që paraprin garën e famshme të 500 miljeve të Indianapolisit.
Si pasojë e përplasjes së dhunshme me murin rrethues të pistës, Leffler u katapultua jashtë makinës së tij dhe pavarësisht dërgimit të shpejtë në spital, ai nuk arriti të mbijetonte.
Leffler ishte një prej pilotëve më të njohur në NASCAR-in amerikan, ku gjatë karrierës 12-vjeçare zhvilloi 294 gara, në dy prej të cilave përfundoi në shkallën më të lartë të podiumit.
Top Channel