Europol operacion ndërkombëtar ndaj “Dark Web”, arrestohen 354 persona, sekuestrohen mbi 5.8 tonë drogë, qindra armë zjarri dhe mbi 150 milionë euro
Një sherr në rrugë ka përfunduar me gjakderdhje në Romë, ku një 31-vjeçar, Maurizio Alletto, është vrarë nga një e shtënë me pistoletë në qafë. Episodi ndodhi në lagjen San Basiglio.
Viktima, i cili udhëtonte i vetëm, kishte plagosur me thikë një 18-vjeçar, Moreno Coppi, i cili gjendej në një tjetër mjet.
Ai që ka qëlluar për hakmarrje ka qenë i ati i adoleshentit, Luciano Coppi, një ushtar sigurie i gardës, 53 vjeç. Janë ndaluar nga policia at e bir.
Në momentin e mbërritjes së ambulancës, e cila ndërhyri në 6 minuta, 3 operatorët e urgjencës u rrahën. Shoferi i mjetit u plagos në shpatull, ndërsa ambulanca u godit me një gur.
Pavarësisht agresionit, ekipi i shpëtimit arriti të ngjisë viktimën në ambulancë, e cila e transportoi adoleshentin e plagosur për në spital. Ata që kanë sulmuar sanitarët kanë qenë prindërit e personit të vrarë: nuk donin që i riu i qëlluar të shpëtonte.
Edhe pse at e bir u larguan nga vendngjarja për në shtëpi, policia i ka ndaluar të dy.
Top Channel