Kuvendi i Kosovës ka debatuar gjatë së enjtes për uljen e taksës së sigurimeve për automjete të udhëtarëve dhe automjeteve transportuese të mallrave.

Ky debat ka ardhur me kërkesë të deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramiz Kelmendi, i cili ka kërkuar që taksa aktuale e sigurimeve duhet të hiqet, ndërsa ka rekomanduar që taksa e tanishme të përpjestohet. Kjo do të thotë që dikush që hyn në Kosovë të mos ketë nevojë të paguajë taksë vetëm për ditët që qendron në Kosovë.

Kjo është mbështetur nga shumë deputetë, kryesisht opozitarë, të cilët vënë theksin se taksa aktuale u vështirëson shumë bashkëatdhetarëve, të cilët jetojnë në vende europiane, dhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për të vizituar Kosovën.

Ndërkohë, Ministri i Financave, Besim Beqaj ka kërkuar që ky rekomandim të jetë në harmoni me ligjin për sigurimet e detyrueshme.

Rekomandimi i deputetit Kelmendi nuk është votuar gjatë së enjtes me arsyetimin se ai duhet të harmonizohet me grupet parlamentare.

Top Channel