Genoa ka zgjedhur De Rossin, trajneri pritet të vijë në qytet sonte në mbrëmje
Kompania e gomave “Pirelli” shpreson që përplasja lidhur me testet
sekrete të Mercedes ta bëjnë Formulën 1 të kuptojë se furnizuesit kanë
nevojë për më shumë ndihmë.
Në prag të seancës gjyqësore në Gjykatën Ndërkombëtare të FIA-s, ku “Pirelli” dhe Mercedes janë thirrur për shkak të testeve në Barcelonë, është rritur vëmendja në faktin se kompania e gomave ka pak akses në testime.
Paul Hembery, drejtori i kompanisë, thotë se është jetike që situata të ndryshojë nëse “Pirelli” vazhdon të qëndrojë në Formula 1 dhe se situata e krijuar pas testeve do t’i bëjë njerëzit më të hapur për ndihmë.
“Kemi qenë të kufizuar në çdo drejtim që kemi parë. Është shumë e vështirë kur je në qendër të kritikave. Ti mund të jesh në gjendje t’i zgjidhësh gjërat, por nuk të lejojnë. Kjo është diçka të cilën ne duhet ta lëmë pas”, ka deklaruar Hembery për “Autosport”.
Top Channel