
Bosi i Mercedes, Toto Wolff beson se Lewis Hamilton ka mbetur i shtangur
nga shpejtësia që shoku i tij i skuderisë Nico Rosberg ka kapur këtë
sezon.
Hamilton nxorri nga kualifikimi Rosberg për herë të parë në katër garat e fundit, në çmimin e Kanadasë, pasi gjermani kishte fituar tre pole position rresht.
Ishte përqendrimi i lartë i Hamilton që i dha zgjidhje problemit të frenave duke kaluar Rosberg në cirkuitin e Montrealit javën e kaluar.
Wolff dyshon se Hamiltonit i është dashur të bëjë disa ndryshime dhe të marrë parasysh praninë e Rosberg, edhe pse vetë padroni i Mercedes thotë se nuk i vë në dyshim aftësitë e britanikut.
“Me siguri, ose ndoshta, ai u habit nga ritmi i Nico. Ju keni shkruar shumë në javët e fundit se si shpejtësia e Rosberg u krahasua me atë të Schumacher dhe ditët e tij në Williams”, tha Wolff për gazetarët.
Top Channel