“Emigracioni”, Senati amerikan pro shqyrtimit

13/06/2013 00:00

Senati Amerikan votoi në favor të shqyrtimit të një projektligji për reformimin e sistemit të imigracionit në vend.

Votimi erdhi pas debatesh te ashpra teksa vete reforma, sipas “Zërit të Amerikës, ende përballet me një të ardhme të pasigurtë. Presidenti Barak Obama apelon per miratimin e nismes brenda kesaj vere. Per liderin e shumices ne Senat, demokratin Harry Reid eshte shume e rendesishme qe reforma e emigracionit, nje shprese per integrimin e emigranteve te paligjshem ne vend, te gezoje mbeshtetjen e te dyja partive.

Si demokratet, ashtu edhe republikanet ne Shtetet e Bashkuara pajtohen me idene se sistemi aktual i emigracioni ka nevoje per rishikim. Projektligjit te hartuar nga demokratet i nevojitet edhe mbeshtetja e disa republikaneve ne menyre qe te kete shanse per te kaluar edhe ne dhomen me konservatore te perfaqesuesve, te kontrolluar nga Partia Republikane ku rruga e ligjerimit te miliona emigranteve te paligjshem perballet me nje skepticizem shume te madh.

Ne Senat, reforma kaloi testin e pare. Demokratet po perpiqen qe ajo te miratohet para 4 korrikut, ndersa republikanët pritet të paraqesin disa ndryshime, duke përfshirë edhe nje amendament një mbi sigurinë në kufi që mund ta çonte ligjin drejt dështimit.

Top Channel