“ADN s’mund të ketë të drejtë autori”

13/06/2013 00:00

Gjenet njerëzore nuk mund të bëhen pjesë e një patente. Kështu vendosi unanimisht Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara, në një vendim që pritet të japë një ndikim të madh në kërkimet gjenetike.

Gjykata vendosi kështu pas rrëzimit të dy patentave mbi dy gjene të zbuluara së fundmi që bësohet se rrisin mundësitë për kancerin e gjoksit dhe atë ovarian.

“ADN është prej natyrës dhe nuk mund të bëhet pjesë e asnjë të drejte autori”, thuhet në arsyetimin e gjyqtarëve amerikanë.

Megjithatë, gjykata më të ulta kishin vendosur ndryshe në të shkuarën me arsyetimin se gjenet zbuluara ishin të izoluara dhe ndryshe nga materiali gjenetik njerëzor.

Top Channel