14 vite pas ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, Prishtina dhe Beogradi kanë një marrëveshje për normalizimin e raporteve, e cila hap një faqe të re në historinë e këtyre dy vendeve.

Kështu u shpreh në Shkup, ministri i Mbrotjes Talat Xhaferi, pas takimit që pati me kolegun e tij kroat Ante Kotromanoviç. Xhaferi, porositi që vendet e rajonit të mos i kthehen historisë,  por të shohin përpara.

“Si minstër i Mbrotjes zakonisht kam thënë se nuk duhet t’i i kthehemi historisë. Dy vendet që kanë qenë të përfshira në këtë histori, nga 19 prilli kanë një histori të re, një raport të ri, kanë një marrëveshje të ndërsjelltë në të cilën duhet të fokusohen për ta implementuar”, deklaroi Xhaferi.

Ndërsa ministri kroat i Mbrotjes, gjatë konferencës së përbashkët për mediat me zotin Xhaferi, tha se anëtarësimi në NATO është shumë i rëndëishëm për përparimin e vendeve të rajonit. Ai u zotua se vendi i tij do të mbështesë fuqishëm Maqedoninë në proçeset integruese.

“Kroacia, si një vend anëtar i NATO-së dhe së shpejti edhe i BE-së, do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë në proçeset e saj euro-atlantike. Ne gjithmonë e këmi bërë këtë gjë dhe do ta bëjmë edhe në të ardhmen. Vlerësojmë se është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë bashkëpunimin. Ne i kemi parë ushtarët tuaj, ata janë të përgatitur, e njohin punën e tyre dhe nuk ka asnjë arsye që vendi juaj të qëndrojnë jashtë NATO-s”, deklaroi Ante Kotromanoviç.

Dy ministrat e Mbrojtjes, Xhaferi dhe Kotromanoviç kanë biseduar edhe për vazhdimin e misionit të Armatës së Maqedonisë në Afganistan dhe për thellimin e bashkëpunimit mes Zagrebit dhe Shkupit në fushën e mbrotjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA