SHBA, zjarret shkretojnë Koloradon

12/06/2013 18:00

Shteti amerikan i Kolorados po përballet me kushtet e një thatësire ekstreme, të cilat kanë favozuar zjarre të fuqishme që po kërcënojnë të përfshijnë edhe urën më të lartë të varur të botës.

Flakët kanë shkrumbuar deri më tani disa dhjetëra banesa e kanë detyruar shpërnguljen e disa mijëra personave, përfshi disa qindra të burgosur, të një burgu të ndodhur pranë pyjeve të djegura.

Në total, janë tre vatra gjigante zjarresh, që kanë angazuar me mijëra zjarrëfikës dhe qindra mjete që po përballen me to.

Vatra më e madhe e zjarrit, prej rreth 121 hektarësh, ndodhen pranë urës “Royal Gorge Bridge”, mbi lumin Arkansas.

Dy qëndrat e tjera të flakëve ndodhen në veri të Colorado Springs e një vatër e tretë, pranë Parkut Kombëtar të “Rocky Mountain”.

Qëndra e Kolorados, Denver, ndodhet 121 kilometra larg rrezikut e megjithatë, nga qyteti mund të shihen shtëllunga flakësh.

Top Channel