SHBA, rekord historik për prodhimin e naftës

12/06/2013 17:40

Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistruan gjatë vitit 2012 sasinë më të madhe të nxjerrjes dhe përpunimit të naftës vendase ndonjëherë, treguan të dhënat zyrtare të publikuara ditën e mërkurë.

Prodhimi u ndihmua edhe nga disa teknika të reja të vendosur në funksionim në impinatet e gjigantit “BP”, që mundëson nxjerrjen e rezervave bë det.

SHBA është një prej vendeve me rezervat më të mëdha të naftës në botë, por ndër vite, ka qenë politikë e Uashingtonit që të ruajë rezervat e tij dhe të importojë naftën e nevojshme nga jashtë.

Megjithatë, rritja drastike e çmimit të naftës në vitet e fundit ka bërë që ekonomia më e madhe e botës të varet gjithmonë e më shumë në prodhimin vendas.

Në rang botëror, konsumimi i energjisë u rrit me 1,8% në vitin 2012, me Kinën dhe Indinë që kontribuan në 90% të kësaj rritje.

Një tregues i qartë i ndryshimeve që pëson ekonomia botëror është fakti se 56% e naftës dhe gazit të konsumuar i përket ekonomive të vendevenë zhvillim, nga 42% që ishte kjo e dhënë 20 vjet më parë.

Ndërkohë, Kina u shndërrua gjatë vitit në konsumatorin më të madh të qymyrit në botë, për herë të parë në historinë e saj.

Top Channel