Salma Hayek: Vesh atë që do burri
12/06/2013 10:45
Salma Hayek ka treguar se vesh ato rroba që i pëlqejnë më shumë bashkëshortit të saj, miliarderit francez Francois-Henri Pinault.
Aktorja 46-vjeçare pranoi se shihet shpesh me veshje lëkure thjesht për faktin se partneri 51-vjeçar ia kërkon një gjë të tillë.
“Bashkëshorti më pëlqen shumë kur vesh lëkurë dhe për këtë arsye shihem shpesh në tapetin e kuq me veshje lëkure. Unë nuk zgjedh veshjet për të qenë në rregull me modën, por për bashkëshortin tim. Dua që ai të jetë i tërhequr prej meje”, tha Hayek për revistën ‘Instyle’.
Top Channel