Rusi, vritet në mes të Moskës biznesmeni

12/06/2013 21:55

Një biznesmen i njohur rus është vrarë në mënyrë barbare pasditen e së mërkurës, teksa ecte në qendrë të Moskës.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë ruse të shtypit, sipas të cilave viktima quhet Hovik Muradian dhe është vëllai i ambasadorit armen në Irak.

Skena e vrasjes është xhiruar nga disa telekamerat e një hoteli dhe në to shfaqet vrasësi i maskuar dhe i veshur me të zeza, që e godet biznesmenin pesë herë me thikë.

Ndonëse në paraqitje biznesmen, media ruse që kundërshtojnë pushtetin rus aludojnë për një përfshirje masive të Muradian në botën e krimit.

Vrasjet në mes të ditës dhe në qendër të kryeqytetit rus nuk janë të rralla. Në fillim të vitit në Moskë u vra Aslan Usoian, i konsideruar si numri 1 i botës ruse të krimit, që nga nisja e epokës post-sovietike.

Nga hetimet e autoriteteve rezultoi se Usoian ishte qëlluar nga një qitës i pajisur me një pushkë me shënjestër optike në rrugën Povarskaia, teksa dilte nga një restorant.

Autoritetet deklaruan se, ekzekutimi i bosit 75 vjeçar, i njohur ndryshe me pseudonimin Gjyshi Khasan, mund të ketë qenë një larje hesapesh mes fraksioneve të ndryshme të mafias ruse.

Top Channel