Parlamenti Europian fshikullon Turqinë

Parlamenti Europian zhvilloi një debat në seancë plenare në Strasburg për situatën në Turqi, ku pas 12 ditë protesta kundër qeverisë numërohen disa të vrarë dhe mijëra të plagosur.

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine
Ashton si dhe eurodeputetët Ruijten, Swoboda dhe Verhovstadt dhanë
pikëpamjet e tyre lidhur me situatë.

Ashton: “Kam qenë shumë e qartë në deklaratat e mia dhe e përsëris se përdorimi i tepërt i dhunës nga forcat e policisë kundër protestuesve paqësorë duhet hetuar në detaje dhe pa pengesa, dhe përgjegjësit duhet të japin llogari”.


Ria Oomen-Ruijten
: “Një shumicë duhet të marrë gjithnjë në konsideratë qëndrimin e pakicës dhe sot z. Erdogan po takohet me Platformën Taksim, e shpresoj sinqerisht se ai do ta përdorë këtë mundësi për ta paraqitur veten si një udhëheqës i të gjithë qytetarëve”, tha më pas .


Hannes Swoboda
: “Z. Erdogan duhet të ndryshojë. Ky është mesazhi që vjen që këtu. Po, ne e duam Turqinë, por kjo Turqi që përfaqësohet sot nga z. Erdogan nuk mund të zërë vend në Europë. Z. Erdogan duhet të ndryshojë që të ndryshojë Turqia”.


Guy Verhovstadt
: “Ajo që po ndodh apo ka ndodhur në Turqi është hapur dhunim i të drejtave të njeriut. Turqia është sot, siç e thërras unë, burgu më i madh i gazetarëve në botë. Ajo që ju kërkoj znj Ashton është që të ngriheni kundër përkeqësimit të demokracisë që po shndërrohet gjithnjë e më shumë në atë që unë e quaj një ‘demokraturë’”.

Pjesa dërrmuese e eurodeputetëve theksuan mbështetjen e integrimit të vendit në Europë, me kushtin që Turqia të përmbushë dhe respektojë vlerat dhe parimet europiane.

Një pjesë kërkuan çeljen e negociatave për anëtarësim mes BE-së dhe Turqisë duke nisur me kapitujt 23 dhe 24, që kanë të bëjnë me Shtetin e së Drejtës dhe Lirinë e Shprehjes.

Përgatiti: Arta Tozaj

Top Channel