Pakti, optimizëm i zyrtarëve serbë

12/06/2013 00:00

Bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me zbatimin e marrëveshjes ende nuk kanë dhënë ndonjë rezultat pozitiv për Serbinë.

Megjithatë, zyrtarët serbë janë optimistë se kjo do të sjellë datën e bisedimeve. Në mënyrë jo shumë transparente, zbatimi i marrëveshjes është duke u hartuar në një dokument të përbashkët.

Branisllav Mitrovic, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i policisë dhe anëtar i ekipit teknik për bisedime, ka theksuar se në policinë e Kosovës nuk do të ketë nevojë të integrohen të gjithë policët e Serbisë që veprojnë apo janë në marrëdhënie pune në veri.

“Të gjithë ata që duan do të integrohen, por punësimi i tyre nuk do të jetë i kushtëzuar. Ne duam që t’i motivojmë policët të punojnë për komunitetin“,ka thënë ai. Megjithatë, Serbia ndodhet në pritje të informacioneve të ndryshme se kush do të jetë pro saj për fillimin e bisedimeve për integrim.

Top Channel