NBA, San Antonio shkatërron Miami

12/06/2013 00:00

San Antonio Spurs ka “masakruar” Miami Heat në ndeshjen e tretë të serisë së Finaleve të NBA me rezultatin 113-77.

Një rezultat i papritur dhe i pashpjegueshëm, por trepikëshat e shumtë të San Antonio e vunë me shpatulla pas muri ekipin e LeBron James.

Gary Neal (24 pikë, 6/10 për tre pikë) dhe Danny Green (27 pikë, (7/9 për tre pikë) i dhanë një ndihmë të madhe teksanëve që tashmë kryesojnë 2-1 serinë. San Antonio vendosi rekordin e shënimit për tre pikë në një ndeshje finale (16/32), falë edhe një mbrojtjeje shumë të keqe të Miami.

LeBron James, lojtari më i mirë në NBA, edhe një herë tjetër e pa veten të bllokuar nga skemat mbrojtëse të trajnerit të San Antonio, Greg Popovich. Ai shënoi vetëm 15 pikë (7/21).

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta