Messi akuzohet për evazion fiskal
12/06/2013 00:00
Telashe për futbollistin më të mirë në botë. Lionel Messi dhe babai i tij, Jorge janë në qendër të një hetimi nga prokuroria e Barcelonës për akuzën e evazionit fiskal.
Sipas shtypit spanjoll katër herë fituesi i Topit të Artë dhe babai i tij akuzohen për fshehjen e 4 milion eurove. Kjo shumë sipas autoriteteve spanjolle është përfituar nga e drejta e imazhit e asit argjentinas nga viti 2007 deri në vitin 2009.
Hetuesja e cështjes në fjalë është prokurorja Raquel Amado. Messi dhe babai i tij janë informuar për akuzën e ngritur nëpërmjet një letre të dërguar nga autoritetet në qendrën stërvitore Gava.
Top Channel