Italia nuk mund dot Haitin

12/06/2013 00:00

Italia ka barazuar 2-2 me Haitin në një ndeshje miqësore, e para e luajtur në Brazil në prag të Kupës së Konfederatave.

Italianët kalojnë në avantazh që në sekondën e 19 me anë të Giaccherini, i cili shënoi golin e tij të parë me axurrët dhe njëkohësisht vendosi rekordin e golit më të shpejtë në historinë e kombëtares italiane.

Në pjesën e dytë dyfishon rezultatin Marchisio, para se Saurel të shkurtonte diferencën me 11-metërsh 5 minuta nga fundi.

Në sekondat e fundit të ndeshjes vjen surpriza: Haiti barazon me anë të Peguero.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta