F1, Vettel rinovon me Red Bull
12/06/2013 12:30
E ardhmja e Sebastian Vettel ishte një nga çështjet më të nxehta të Formulës 1 në javët e fundit edhe pse skuderia Red Bull dhe vetë piloti gjerman janë treguar të qetë në lidhje me rinovimin e kontratës.
Ditën e martë, Red Bull ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me tre herë kampionin e botës edhe për një vit tjetër.
Në një komunikatë të thjeshtë, skuderia austriake njoftoi zgjatjen e kontratës deri në vitin 2015.
Kontrata aktuale e Vettel skadonte në fund të vitit 2014.
Top Channel