E ardhmja e zymtë e Afganistanit

12/06/2013 00:00

Pa ndihmë ndërkombëtare, progresi demokratik i Afganistanit mund të
frenohet, ndërsa të drejtat themelore të qytetarëve do të rrezikoheshin
seriozisht.

Kreu i Forcave Nderkombetare ne kete vend, gjenerali Joseph Dunford, njeriu qe do te mbikqyre fundin e misionit te NATO-s atje, paralajmeroi nje skenar te zymte per Afganistanin nese komuniteti nderkombetar i kthen shpinen pas perfundimit te operacioneve luftarake ne 2014-ten. Bisedimet me talebanet, sipas tij, heret a vone do te jene te domosdoshme.   

“Në këtë pike, kemi shenuar progres te qenesishem, por nuk jemi akoma ne nivelin e nje qendrueshmerie te plote. te drejtat themelore te qytetareve ne kete vend nuk garantohen dot pa ndihmen e politikaneve te huaj”, tha Joseph Dunford, komandant i ISAAF.  

Dunford eshte komandanti i fundit i forces se sigurise dhe asistences nderkombetare te udhehequr nga NATO ne Afganistan. Ai pritet te qendroje ne kete post deri ne fund te vitit te ardhshem, kur eshte planifikuar terheqja e trupave luftarake te aleances. Gjenerali i forcave të marinës e mori komandën e rolit më të lartë udhëheqës nga kolegu dhe miku i tij prej 35 vjetësh, John Allen, te cilit i kaloi posti i komandantit të lartë të Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë për Afganistanin në Europë.

Top Channel