Venezuelë, arrestohen 9 politikanë kolumbianë

11/06/2013 05:00

Qeveria venezueliane bën të ditur se ka arrestuar 9 kolumbianë, parlamentarë të krahut të djathtë, të cilët ishin duke thurur një komplot për të vrarë presidentin Nicolas Maduro.

Ministri i Brendshëm, Miguel Rodriguez, tha se 9 personat ishin udhëzuar të shkonin në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, dhe të kryenin komplotin. Sipas tij, priten të tjera arrestime.

Presidenti Maduro u zgjodh në prill, për të pasuar presidentin e ndjerë Hugo Chavez, i cili ndërroi jetë nga kanceri, pas 14 viteve në pushtet.

Në maj, Maduro akuzoi politikanët kolumbianë, të udhëhequr nga ish-presidenti Alvaro Uribe, se po thurnin një komplot për ta vrarë atë.

“Urime është një vrasës”, tha ai në atë kohë, duke shtuar se “e djathta venezueliane” ishte përfshirë gjithashtu.

Uribe, një kritik i Hugo Chavez, hodhi poshtë akuzat dhe tha se do ta çonte presidentin Maduro në Komisionin Inter-Amerikan për të Drejtat e Njeriut, pas këtyre deklaratave.

Top Channel