
Rihanna u vendos në qendër të një skandali të ri, ndërsa një mikesha e saj publikoi në një rrjet shoqëror një pozë të sajin, mbi shtratin e një hoteli, duke konsumuar një cigare marijuanë.
Të paktën, kjo ishte ajo që sugjeronte fotografia, e publikuar këtë të martë.
Imazhi u hodh në rrjet nga Melissa Forde, një prej mikeshave më të mira të Rihannës, e cila duket se shoqëronte 25-vjeçaren në këtë mbrëmje në një destinacion të pazbuluar.
Imazhet e këngëtares duke konsumuar lëndë narkotike, në të shkuarën, kanë ngjallur një reagim të menjëhershëm në rrjetet shoqërore, me mijëra persona që akuzuan Rihannën për promovimin e konsumit të drogës.
Megjithatë, duke shpjeguar vendimin pasi debateve të mëparshme në të shkuarën, Rihanna u mbrojt: “Postoj fotot të mia duke konsumuar “bar” pasi dua që të gjithë të dinë të vërtetën rreth meje. Nuk kam përse ta mendoj gjatë, nuk mendoj se është një gjë e mirë që t’i mbaj të fshehta të jetës sime publikut tim”.
Top Channel