Premiera e “Man of steel”

11/06/2013 00:00

Për të gjithë adhuruesit e Superman-it, “Man of steel”/Njeriu i çeliktë”, pas një periudhe prodhimi të gjatë, është shfaqur premierë në Nju Jork.

Me protagonist  Henry Cavil dhe regji të Zack Snyder, në qendër të filmit janë ndjenjat më të errëta të heroit, të cilit gjatë periudhës së rritjes, i është dashur të fshehë qënien e tij të vërtete, duke u izoluar gjithmonë e më shumë e njëkohësisht duke lëkundur ndjënjen e tij të detyrës dhe drejtësisë.

“Ky film rrëfen shpirtin e vërtetë të Supermanit”, ka thënë Cavil, “kush është personazhi dhe përse është bërë ai që është.

Rivjen “The Wizard of Oz”

Ka çuar breza të tërë “përtej ylberit”, me fantazinë e tij Victor Fleming me filmin “The wizard of Oz”/Magjistari i Oz”. Tashmë, njëri prej filmave kult të kinemasë botërore, do të mund të shihet i rimasterizuar në audio dhe imazh në versionin 3D.

Për të festuar 75-vjetorin e prodhimit të tij, nga shtatori do të shfaqet fillimisht në Amerikën e Veriut.

Por për të gjithë ata që duan filmat klasikë që kanë lënë gjurmë në kinematografi, lajmi i mirë prek edhe filma të tjerë të mëdhenj, të cilët do të restaurohen me fjalën e fundit të teknologjisë. Në radhe mes të tjerësh, Jurassic Park i Stiven Spilberg dhe Top Gun i Tony Scott.

Top Channel