Përmbytjet, Merkel: Ndihma për të prekurit

11/06/2013 00:00

Në zonat e permbytura të Gjermanisë, situata vazhdon të mbetet e
tensionuar. Veriu i vendit ende nuk e ka kapërcyer rrezikun, edhe pse
niveli i ujit për herë të parë ka pësuar renie. Numri i familjeve qe u
detyruan te braktisin shtepite e tyre eshte rritur, ndersa kancelarja
Angela Merkel premtoi me shume ndihma per te prekurit.

“Po e fillojme me nje ndihme emergjence joburokratike. Megjithate, e dime shume mire se demet do te mberrijne ne miliarda euro.Jam e bindur se Qeveria gjermane nuk do ta braktise popullin e saj, por duhet vepruar sa me shpejt”, tha Merkel.

Vetem ne Sachsen-Anhalt, mbi 40.000 vete u detyruan te shperngulen ne qendra te perkohshme e te konsideruara me te sigurta. Disa pjese te magdeburgut u evaluan krejtesisht, ndersa pati probleme edhe furnizimi me energji elektrike sepse uji kishte hyre neper nenstacione. Edhe pse me e keqja kaloi ne Sachsen, masat e ujit vazhdojne te ushtrojne trysni mbi digat pritese. Ekspertet mendojne se demet e permbytjeve ne vend jane po aq te medha sa ato te se ashtuquajturës “përmbytja e shekullit” nje dekade me pare. shteti asokohe kishte vene ne fuqi “ligj solidariteti për viktimat”, me anë të të cilit u aktivizuan më shumë se 7 miliardë euro.

E renduar eshte situata edhe ne Hungari. Rruget kryesore qe cojne drejt Budapestit jane mbyllur per trafikun. Disa prej tyre, sidomos autostradat pergjate brigjeve te Danubit, vazhdojne te mbeten nen uje. Me mijera shtepi ne kryeqytetin hungarez jane pa energji elektrike dhe uje te pijshem.

Edhe pse nuk ka pasur raporte per te vdekur apo te humbur, jane me qindra persona qe po vuajne pasojat e vershimit te ujrave duke u detyruar me se pari te shperngulen. Mijera ushtare e vullnetare vazhdojne punen per forcimin e barrierave mbrojtese dhe pergjate 700 kilometrave te rrezikuar nga uji, kane vendosur me shume se 6 milione thase me rere.

Top Channel