Mandela vazhdon në gjendje të rëndë

11/06/2013 15:35

Ish-Presidenti i Afrikës së Jugut dhe fituesi i Çmimit Nobel për Paqen në vitin 1993, Nelson Mandela, vazhdon të jetë i shtruar në gjendje të rëndë në një spital të kryeqytetit Pretoria.

Kjo u mësua në buletinin e fundit shëndetësor të publikuar rreth gjendjes së 94-vjeçarit, i rikthyer për herë të tretë brenda vitit në spital në fundjavë, për shkak të një infeksioni në mushkëri.

Lajmi i vetëm i mirë është se pavarësisht gjendjes së tij të rëndë, situata e Mandelës mbetet stabël.

Në ditën e katërt të qëndrimit të tij në spital, vetëm ish-bashkëshortja Ëinnie Madizikela-Mandela dhe disa të afërm të afërt u lejuan që ta vizitonin të moshuarin, i vendosur në terapi intensive.

Me mijëra mbështetës të Mandelës janë grumbulluar pranë spitalit, duke u lutur që njeriu që udhëhoqi luftën kundër diskriminimit racor, të jetë në gjendje të rikthehet edhe një herë në shëndet të plotë.

Nelson Mandela, fitues i çmimit Nobel për Paqen në vitin 1993, është presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut (1994-99).

Një simbol i luftës kundër aparteidit, Mandela vuajti 27 vite burgim gjatë regjimit të mëparshëm, për shkak të luftës së tij për të drejta të barabarta, ndaj pakicës së bardhë që drejtonte vendin.

Pavarësisht statusit të tij si një hero kombëtar në Afrikën e Jugut, përballë përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, Mandela është tërhequr nga jeta publike që prej vitit 2004.

Top Channel