Monako vazhdon presionin për të blerë Claudio Marchisio nga Juventusi. Klubi me trajner Claudio Ranieri ka vendosur të ngrejë ofertën për mesfushorin bardhezi deri në 30 milionë euro.
Ndërsa për vetë lojtarin janë të gatshëm të ofrojnë një pagë prej 7 milionë eurosh në sezon. Shifra të rëndëishme këto përballë të cilave Juventusi nuk mund të qëndrojë indiferent.
Juventusi aktualisht po kërkon një lojtar “yll” për të pasur mundësi në Ligën e Kampioneve, por për të blerë një futbollist të tillë duhen para’ dhe këto 30 milionë do t’i hynin shumë në punë drejtuesve të klubit italian.
Monako është futur fuqishëm në merkaton e verës me blerjen e Radamel Falcao, ish-sulmuesit të Atletico Madrid, si dhe të lojtarëve James Rodriguez, Joao Moutinho (Porto) dhe Ricardo Carvalho (Real Madrid).
Top Channel