Gjyqtari fikson ndeshje në këmbim të seksit

11/06/2013 00:00

Fiksimi i ndeshjeve mbetet një problematikë e madhe në botën e futbollit. Për të luftuar këtë fenomen, organizatat ndërkombëtare të sportit më të ndjekur në botë, kanë ashpërsuar rregullat për futbollistët dhe këdo tjetër që bëhet pjesë e një mashtrimi të tillë.

Përflitet se bazat e organizatave mafioze më të fuqishme që fiksojnë ndeshjet duke blerë lojtarët apo gjyqtarët e një takimi të caktuar, ndodhen në Azinë e Largët. Pikërisht këtu, një gjyqtar libanez, arbitër i FIFA-s që ka drejtuar dhjetra takime ndërkombëtare, u dënua me gjashtë muaj burg në Shangai.

Gjyqtari Ali Sabbagh u shpall fajtor për trukimin e një ndeshje në këmbim të favoreve seksuale. Në përfundim të gjyqit me nga 3 muaj u dënuan gjithashtu edhe dy ndihmësit e tij, edhe ata të blerë me favore seksuale.

Emri që doli si truri i këtij trukimi ishte ai i një biznesmeni Ding Di Yang. Ai mësohet se ka paguar prostitutat për treshen e gjyqtarëve, ndërsa këta të fundit ia kthyen favorin nëpërmjet fiksimit të rezultatit të takimit që biznesmeni ishte i interesuar.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta